Mjedise mësimore

high environment lab literature

Instituti krenohet me mjediset komode, ndër më të mirat në vend, për zhvillimin e mësimdhënies efiçiente në klasa me deri 20 veta, ku njohurite bazë plotësohen me mjete audio-vizuale që ndodhen në çdo klasë. Gjithashtu, ka ndërtuar një serë laboratoresh të posaçme sipas lëndëve.

Laboratoret

  • Laboratori i kimisë Këtu zhvillohen orë mësimi, punë laboratori e detyra eksperimentale, duke punuar me grupe të vogla, ose në mënyrë individuale. 
  • Laboratori i fizikës. Këtu konkretizohen proceset dinamike, kinetike, lëvizje rrotulluese, studimi i gjëndjes së lëndës, dukuritë e elektricitetit, nxehtësinë etj.
  • Laboratori i biologjisë Këtu konkretizohet programi mësimor me preparate likuide, mikroskop, televizor për video, harta të ndryshme për bimët, kafshët e njeriun, herbar bimësh etj. 
  • Laboratoret e informatikës. Për konkretizimin e dijeve në lëndën e informatikës janë ndërtuar 2 laboratore me qasje në Internet, ku nxënësit mund të ndërtojnë nëpërmjet programeve të posaçme, një seri produktesh interesante.
  • Laboratori i gjuhëve të huaja Këtu ofrohen mjete të ndryshme mësimore që përmbushin bazën didaktike sipas standardeve te larta e teknologji moderne.
  • Kabineti i muzikes Këtu fëmijët argëtohen duke mësuar vegla të ndryshme muzikore. 

Kabinetet

  • Kabineti i letërsisë  Këtij kabineti i është dhënë vëmendje e veçantë, pasi lënda është mjaft e rëndësishme në provimet e maturës.
  • Kabineti i biologjisë Ky kabinet plotëson më tej laboratorin e biologjisë duke ofruar kushte bashkëkohore për zhvillimin e procesit mësimor. 
  • Kabineti i gjuhëve të huaja Këtu zhvillohet lëndea e anglishtes me materiale plotësuese audio-vizuale si dhe Studimet Amerikane të cilat perfeksionojnë komunikimin. 
  • Kabineti i gjeografisë Këtu ofrohen mjete mësimore audio vizuale, sikundër harta, glob etj. për një mësimdhenie efikase të lendës.
  • Kabineti i historisë Në këtë lendë përdorimi i mjeteve vizuale është mjaft i rëndësishëm për të zhvilluar kujtesën vizive rreth ngjarjeve të ndryshme. 
  • Kabineti i studimeve amerikane Këtu nxënësit konkretizojnë dijet e tyre nëpërmet njohjes me mjetet didaktike të kulturës amerikane.

Konvikti

Institutin Wilson ka treguar vëmendje të veçantë ndaj akomodimit të nxënësve: ofron hapësira të bollshme në dhoma me 2 shtretër me tualet privat e ajër të kondicionuar.

Gjithashtu mjedise studimore të posaçme dhe menu të pasur ushqimi, të monitoruar nga mjeku ynë. Por jo vetëm kaq: 2 kujdestarë, anëtarë të stafit pedagogjik, që ndihmojnë, monitorojnë e mbështesin nxënësin në tërësinë e ecurisë së tij, e që raportojnë mbi të në bazë mujore nëpërmjet një raporti personal. Kujdestarët kanë shpirtin e iniciativës në lehtësimin e problemeve të nxënësit, kanë mbështetjen e Drejtorit dhe bordit dhe krijojnë marrëdhënie të vazhdueshme me mësuesit e lëndëve.

Nxënësve që jetojnë në konvikt u lejohet largimi në shtëpi dy herë në muaj. Jeta në konvikt siguron një regjim ditor të disiplinuar, të fokusuar ndaj studimit e që stimulon ndërveprimin dhe ndërtimin e marrëdhënieve shoqërore te nxënësit.

Mensa

high environment cafeteria

Nën kontrollin e mjekut, e prej duarve të stafit të kualifikuar të kuzhinës, mensa ofron ushqim të shëndetshëm e të larmishëm, në mjedise komode, sipas standardeve më të larta të higjienës.

primary environment dormitory

Rregullorja disiplinore e konviktit

Detyrat e edukatoreve

Regjistrimet

APLIKO!

Kërkojmë nxënës që vlerësojnë mundësinë, që përqafojnë sfidat dhe që janë gati të japin ndihmesën e tyre pozitive në komunitetin tonë shumë miqësor. Procesi i aplikimit fillon me një letër interesi (kërkesë) që i interesuari e dërgon me postë ose email. Me konfirmimin e marrjes, Instituti ju udhëzon për hapat e mëtejshëm.

Rregjistrimet

Mjedise të tjera

Kinoteatri

high environment theater

Me kapacitet 300 vendësh, kinoteatri është kthyer në skenën më të dashur të fëmijëve, ku ata shpalosin aftësitë e prirjet artistike. Ai plotëson të gjitha parametrat teknike për organizimin e spektakleve të ndryshme, shfaqjen e filmave artistikë, dokumentarëve, informacioneve plotësuese etj., si dhe organizimin e seminareve apo konferencave të ekipit pedagogjik.

Biblioteka

high environment library

Në mjediset e bibliotekës së Institutit nxënësit mund të kalojnë kohën e lirë e të pasurojnë informacionin e tyre në të gjitha fushat e dijes. Biblioteka ofron libra të ndryshëm të autorëve shqiptarë e të huaj në shqip, anglisht e italisht. Nëpërmjet leximit të veprave artistike e shkencore, lundrimit në Internet dhe informacioneve audio-vizuale, ata aftësohen dhe nxisin idetë.

Mjediset sportive

high environment sport

Te ne nxënësit mund të zgjedhin sportin e tyre: basketboll, volejboll, tenis, futboll, aerobi, not. Instituti i ofron të gjitha, si për fillestarët, ashtu edhe për të përparuarit: fushë futbolli, kalçeto, tenisi, volejbolli, basketbolli, pishinë të hapur e një palestër moderne. Përmes sporteve nxënësit zhvillojnë lojën në skuadër, përkushtimin, besimin, etj. Skuadrat tona marrin pjesë në aktivitete sportive lokale.

Artet

high environment art

Përfshijnë kabinetet e muzikës, dancit dhe pikturës.  Këtu nxënësit tanë marrin bazat e para për zhvillimin e mëtejshëm të aftësive të tyre krijuese.