Të reja
HEDHJA E KAPELEVE

Ky gjest simbolik kurorëzon arritjet e maturantëve e shënon plotësimin e ciklit mësimor të gjimnazit, një etapë e rëndësishme e jetës së çdo njeriu. Gëzohemi shumë kur i shohim një nga një, tek mblidhen e mbushin oborrin me kapelet në kokë e veshjet ceremoniale.
JAVA AMERIKANE

Java Amerikane është bërë traditë më vete në Institutin Arsimor Wilson. Duke marrë shkas edhe nga lënda Studime Amerikane, pjesë e kurrikulës mësimore të Institutit, çdo ditë e kësaj jave sjell një pjesë të vogël të jetës amerikane.
Regjistrimet
APLIKO!
Kërkojmë nxënës që vlerësojnë mundësinë, që përqafojnë sfidat dhe që janë gati të japin ndihmesën e tyre pozitive në komunitetin tonë shumë miqësor. Procesi i aplikimit fillon me një letër interesi (kërkesë) që i interesuari e dërgon me postë ose email. Me konfirmimin e marrjes, Instituti ju udhëzon për hapat e mëtejshëm.
Rreth Nesh
VIZIONI
Drejtimi dhe menaxhimi Institutin Arsimor Wilson mbështetet mbi vizionet e arsimit ndërkombëtar, për të qënë në avangard të arsimit shqiptar. Edukimi e mësimi do të funksionojë mbi kritere rigoroze pranimi, jo vetëm të nxënësve, por edhe stafeve petagogjike. Metodat moderne të mësimdhënies do të gjejnë mbështetje në këto kontigjente nxënësish për t’i dhënë Institutit Arsimor Wilson imazhin e arsimimit elitar.


